Sport

PSG-Neymar/ Zbulohet kontrata e çmendur, klubi francez ka paguar gjysmë miliardë euro

5 Shtator 2021, 14:08 Nga DOSJA
PSG-Neymar/ Zbulohet kontrata e çmendur, klubi francez ka paguar

FRANCË-Gazeta spanjolle “El Mundo” ka publikuar ekskluzivisht kontratën e nënshkruar nga Neymar në 2017 me PSG. Klubi francez i ka paguar yllit brazilian rreth gjysmë miliardi, për të qenë të saktë 489,228,117 euro. Kontrata parashikonte një pagë vjetore bruto prej 43,334,400 euro për pesë sezone. Në vitin e gjashtë, Neymar mori 50,556,117 €, e cila përfshinte bonusin për të qëndruar në skuadër.

E gjithë kjo shumë, së bashku me klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 222 milion euro, e çuan operacionin në pothuajse 490 milion euro.“El Mundo” ka shtuar gjithashtu se rinovimi i lojtarit deri në vitin 2025 është mbyllur në kushte ekonomike të ngjashme me ato të vitit të tij të fundit të kontratës së mëparshme dhe se lojtari i ka shitur klubit francez të gjitha të drejtat e imazhit të lidhura me Psg.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport neymar psg neymar psg

Sondazh

Poll