Sport

“Bërtet dhe vetëm proteston”/ Lojtarët e Tottenham nuk e duan më Paraticin në pankinë, drejtori teknik do të

5 Shtator 2021, 14:21 Nga DOSJA
“Bërtet dhe vetëm proteston”/ Lojtarët e Tottenham

ANGLI-Pavarësisht një fillimi shumë të mirë, me tri fitore në Premier League dhe arritjen në grupet e Conference League, disa probleme kanë filluar te skuadra e Tottenham, përfshirë edhe Fabio Paraticin. Sipas “The Sun”, disa lojtarë janë të pakënaqur me praninë e drejtorit teknik dhe bashkëpunëtorëve të tij në stol gjatë ndeshjeve në shtëpi: ata nuk ndihen të lirë të flasin dhe besojnë se protestat ndaj gjyqtarëve janë të tepërta.

Një burim brenda klubit shpjegoi për gazetën angleze: “Lojtarët thjesht nuk e pëlqejnë këtë. Zëvendësuesit në stol nuk u pëlqen kur menaxherët qëndrojnë duke bërtitur mbi gjyqtarët ose ekipin dhe ata nuk ndihen të lirë për të folur me njëri-tjetrin “.

Siç raportohet nga “The Sun”, lojtarët e Spurs do të duhet të kenë të paktën dhe një muaj durim: Paratici, ashtu si edhe drejtori i përfaqësimeve teknike Hitchen, është i detyruar për shkak të rregullave anti-Covid të ulet në stol së bashku me rezervat dhe stafin teknik në mënyrë që grupi i ekipit të mbetet i gjithi në të njëjtën zonë.Duke filluar nga tetori, Premier League shpreson, nëse shifrat e pandemisë e lejojnë, të ndryshojë rregulloren në mënyrë që drejtuesit të kthehen në tribuna.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport paratici tottenham paratici tottenham

Sondazh

Poll