Sport

“Kush tha që në Manchester nuk ka…”/ Karantina e detyrueshme nuk e shqetëson Ronaldon, portugezi bën shaka në rrjetet

5 Shtator 2021, 14:37 Nga DOSJA
“Kush tha që në Manchester nuk ka…”/ Karantina e

ANGLI– Cristiano Ronaldo ndodhet në Angli. Sulmuesi portugez nuk është pjesë e përfaqësueses pasi ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë pjesë e ndeshjes ndaj Azerbajxhanit.Aktualisht lojtari po kalon karantinën e detyrueshme në vilën e tij të re në Manchester së bashku me partneren dhe fëmijët e tij.

Kampioni portugez vendosi të kalojë një të diel relaksuese me familjen e tij dhe donte të ndante me fansat disa fotografi në Instagram që në pak minuta ka mbledhur mijëra pëlqime dhe komente.

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Cristiano Ronaldo në Instagram: “Kush thotë se nuk ka diell në Manchester?”

Ronaldo, siç mund të imagjinohej, ka zgjedhur një vilë vërtet super luksoze për rikthimin e tij në Manchester. Ajo që jo të gjithë mund ta imagjinonin ishte se ai mund ta kalonte fundjavën në kopsht dhe me një diell të mrekullueshëm. Cristiano bën shaka për këtë dhe poston fotografi në Instagram dhe shkruan: “Kush thotë se nuk ka diell në Mançester ? ”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll