Sport

Franca në krizë identiteti, i merr pikë edhe Ukraina. Van Gaal shijon fitoren e parë në pankinë me Holandën, ndërsa Kroa

4 Shtator 2021, 21:05 Nga DOSJA
Franca në krizë identiteti, i merr pikë edhe Ukraina. Van Gaal

EUROPË– Franca zhgënjen sërisht në kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022. Pas barazimit 1-1 ndaj Bosnjes tri ditë më parë në Strasbourg, “gjelat” përsërisin të njëjtin rezultat edhe në transfertë ndaj Ukrainës. Në minutën e 44′ Shaparenko do të gjente golin e avantazhit, ndërsa kampionët e Botës do të barazonin me Martial pas fillimit të pjesës së dytë. Në Francë nuk është e bejnë dramë, duke parë nivelin e Grupit D me kundërshtarë modestë. Aktualisht Franca kryeson me 9 pikë pas 5 ndeshjeve të para.

Në Grupin G, Louis Van Gaal shijon fitoren e parë në epokën e tij të tretë në pankinën e Holandës, me portokallinjtë që triumfojnë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Malit të Zi në sfidën e zhvilluar në “Philips Stadium” të Eindhovenit.

Mjaft interesante janë llogaritë edhe në grupin H, ku Kroacia fitoi me rezultatin minimal 0-1 në sfidën direkte ndaj Sllovakisë dhe iu bashkëngjit Rusisë në krye me 10 pikë. Bën detyrën Danimarka në Grupin F, që triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Ishujve Faroe dhe tashmë kryeson me 15 pikë të plota, duke prekur kualifikimin për në Kupën e Botës Katar 2022.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport franca katar 2022 ukraina franca katar 2022 ukraina

Sondazh

Poll