Sport

Portieri i Kosovës rezulton me COVID-19, humbet sfidën me Greqinë, gjendja e tij shqetëson klubin e Superiores

5 Shtator 2021, 10:50 Nga DOSJA
Portieri i Kosovës rezulton me COVID-19, humbet sfidën me

KOSOVË-Portieri Visar Bekaj preket nga koronavirusi. Lajmin e ka dhënë menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili zbulon se 24-vjeçari ka rezultuar pozitiv në testet e kryera. Portieri i Tiranës është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur menjëherë në izolim. Megjithatë portieri do të kryej dhe tamponin e dytë për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Visar Bekaj nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Challandes për ndeshjen me Greqinë që do të luhet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”.Aktualisht Tirana po pret me ankth rezultatin e tamponit të rradhës, pasi më datë 11 shtator do të nisë dhe sezoni i ri i Kategorisë Superiore ku Tirana do të luajë në shtëpi ndaj Skënderbeut.

Nëse Visar Bekaj nuk do të jetë gati deri në startin e kampionatit,celësat e portës do i besohen Ilion Likës. Sezonin e kaluar 41-vjecari luajti vetëm 1 ndeshje, atë të 21 marsit të vitit 2021 ndaj Laçit.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kosova tirana visar bekaj kosova tirana visar bekaj

Sondazh

Poll