Sport

Kishte idhull Pogban dhe po luftonte prej 6 vjetësh me tumorin, talenti 17-vjeçar i Juventusit ndahet nga jeta

5 Shtator 2021, 14:00 Nga DOSJA
Kishte idhull Pogban dhe po luftonte prej 6 vjetësh me tumorin, talenti

ITALI-Një lajm shumë i keq ka tronditur botën e futbollit. Bryan Dodien, futbollisti 17-vjeçar që aktivizohej me të rinjtë e Juventusit ka ndërruar jetë. Gjashtë vjet më parë ai u diagnostikua me një tumor që e detyroi atë të braktiste futbollin për një kohë të gjatë, pastaj u shërua dhe bëri debutimin e tij me ekipin U-15 në ndeshjen kundër Bolonjës.

Por sot ka mbërritur më tragjikja. Paul Pogba ishte veçanërisht i interesuar për historinë e tij e francezi, në një derbi kundër Torinos, i kishte kushtuar edhe një gol djaloshit duke evidentuar një fanellë me fjalët “Bryan unë jam me ty”.

Pogba: “Ti ishe shembull për të gjithë”

Postimi i Pogba-s është emocionuese, shoqëruar me një kolazh fotografish: “Lajmi më i trishtë. Mendimet dhe lutjet e mia për të gjithë të dashurit e Bryan Dodien. Humbja e një personi të dashur nuk është kurrë e lehtë, nuk do të të harroj kurrë. Luftove shumë dhe ishe i fortë, një shembull për të gjithë. Përshëndetje, miku im i vogël. RIP Bryan, do të na mungosh ”.

 

The saddest of news. My thoughts and prayers are with all of your close ones. Losing a loved one is never easy but I’ll never forget you.

Hai lottato tanto, sei stato forte, un esempio per tutti. Ciao piccolo amico mio.

RIP Bryan, you will be missed. ❤️ pic.twitter.com/K5FrBi0In8

— Paul Pogba (@paulpogba) September 4, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bryan dodien juventus pogba bryan dodien juventus pogba

Sondazh

Poll