Bota

Mungon Hashim Thaçi, djali i tij bën postimin prekës

4 Shtator 2021, 20:12 Nga DOSJA
Mungon Hashim Thaçi, djali i tij bën postimin prekës

KOSOVË – Djali i ish presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Instagram. Në foto është Endriti me nënën e tij Lumnie Thaçi dhe kuptohet që Hashimi mungon.

Rikujtojmë se ish presidenti i Kosovës, Thaçi, ndodhet në paraburgim në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020 pasi dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë përpjekjeve të Kosovës për pavarësi.

Endriti thotë se e kanë takuar dhe Hashimin dhe presin me padurim të jenë së bashku në Kosovën që ai aq shumë e do. “Me nanën këto ditë të fundit të verës. Kemi takuar edhe babin ca kohë më parë dhe i presim me padurim ditët kur të gjithë do të jemi së bashku përsëri, në Kosovën që aq shumë e don”, ka shkruar ai në Instastory.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni djali i hashim thaçit ben dedikimin per te atin djali i hashim thaçit ben dedikimin per te atin

Sondazh

Poll