Bota

Është i rrezikshëm për qytetarët! Arratiset i paraburgosuri me probleme të shëndetit mendor, pezullohet mbikëqyrësi i i

4 Shtator 2021, 18:38 Nga DOSJA
Është i rrezikshëm për qytetarët! Arratiset i

KOSOVË– Një i paraburgosur në Institutin e Psikiatrisë Forenzike është arratisur ditën e sotme duke vënë në alarm të gjithë Kosovën. Mediat lokale bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 10:45.

Gjatë arratisjes, i paraburgosuri që vuan dhe nga probleme të shëndetit mendorka plagosur dhe një mbikqyrës me një mjet prerës, por pa i shkaktuar lëndime të mëdha. Personi në fjalë ishte izoluar ditën e premte në këtë pavion, më datë 3 shtator, pasi akuzohej për një plagosje, por një ditë më pas ka gjetur mundësinë dhe është arratisur.  

Me anë atë një njoftimi zyrtar, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike dhe se ka vënë nën hetim edhe tre zyrtarë të tjerë, pasi dyshohet se kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale, duke lejuar arratisjen e një personi të rrezikshëm.

Njoftimi zyrtar:

Prishtinë, 04 shtator 2021 – Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor. Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare  kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale. Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i  cili do të hetojë rastin në tërsi. Me respekt, SHKK/MD.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike shërben si burg për personat me probleme të shëndetit mendor. Për këtë arsye, i arratisuri jo vetëm që po i shmanget dënimit për plagosjen për të cilën akuzohet se ka kryer më herët, por mund të bëjë përbëjë rrezik edhe për qytetarët në rrugë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arratiset i paraburgosuri kosove arratiset i paraburgosuri kosove

Sondazh

Poll