Bota

Një dozë e tretë vaksine? Ministri maqedonas nuk e përjashton aspak mundësinë

4 Shtator 2021, 19:19 Nga DOSJA
Një dozë e tretë vaksine? Ministri maqedonas nuk e

MAQEDONIA E VERIUT- Përfaqësuesit e kompanisë amerikane të vaksinave, Pfizer, janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Filipçe për të diskutuar rezultatet e provave klinike nëse një dozë e tretë e vaksinës do të ishte e nevojshme për imunizimin e plotë.

“Të gjitha testet që janë bërë deri më tani shkojnë në drejtimin se ndoshta do të nevojitet një dozë e tretë, por ne jemi duke pritur që këto gjetje edhe të bëhen publike”, ka deklaruar Filipçe.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut ka doza të mjaftueshme të të gjitha llojeve të vaksinave duke siguruar qytetarët se të gjitha janë të sigurta dhe efikase për mbrojtje nga përhapja e virusit.

“Vaksina ul seriozisht rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe sipas studimeve të bëra ul edhe rrezikun e vdekjes për 20 herë. Ky duhet të jetë një motiv për qytetarët. Një përqindje e madhe e pacientëve të diagnostikuar sikur edhe më shumë se 80 për qind e atyre në spital, janë të pa vaksinuar, që do të thotë se ky është një problem jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Ne gjithashtu jemi në kontakt me kolegët në rajon, kudo spitalet janë të mbingarkuar me pacientë të pa vaksinuar”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

“Me siguri se do të ketë mutacione të reja të virusit. Sidoqoftë, është vaksina ajo që mbron, zvogëlon rrezikun e vdekjes disa herë ose nga një formë të rëndë të sëmundjes”, ka theksuar Filipçe. Sipas një raporti të Ministrisë së Shëndetësisë, në katër javët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 480 persona viktima dhe prej tyre 429 nuk ishin të vaksinuar, kryesisht në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit, ku përqindja e vaksinimit është deri në 30 për qind.

Në qytetet ku përqindja e vaksinimit është e lartë, numri i viktimave është shumë i ulët, mes një dhe tre të vdekur.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni lajm i rel maqedonia mund te marre dozen e trete lajm i rel maqedonia mund te marre dozen e trete

Sondazh

Poll