Bota

Qeveria mbyll mbi 20 bar kafe në Prishtinë, gastronomët e quajnë vendimin të palogjikshëm

4 Shtator 2021, 19:47 Nga DOSJA
Qeveria mbyll mbi 20 bar kafe në Prishtinë, gastronomët e

KOSOVË – Pasi inspektoriati i ka konsideruar ambientet bar kafe si të papërshtatshme për të zbatuar masat anti Covid të vendosura nga qeveria, me ndihmën e policisë së Kosovës është bërë mbyllja e më shumë se 20 prejt tyre.

Kjo ka zgjuar menjëherë reagimin e shoqatës së  gastronomëve që e kanë quajtur vendimin e inpektoriatit si të palogjikshëm. Ka qënë Veton Zuka, kryetar i shoqatës së gastronomëve që ka bërë një deklaratë për këtë gjë.

“Me të vërtetë është e pakuptimtë dhe nuk jemi duke e kuptuar as vet. Ka raste unë kam video që shumë lokale i plotësojnë krejt kushtet që kërkohen të punohet në ambient të jashtëm. Ambient i jashtëm është kur ke hapësirë dhe hapje edhe anash, hapje lartë dhe përpara. Nuk e di çfarë lypet më shumë se ajo hapësirë e hapur. Ka lokale që nuk kanë terasë hiç, ajo është gjithqysh për ty mbyllur. Kjo ofensivë edhe nga ana e inspektoratit edhe nga ana e policisë, mënyra qysh po i interpretohet, kanalizohen problemet, ka dallim shumë”, deklaron ai.

Zuka shton se nuk janë marrë në konsideratë kërkesat e tyre për të takuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e financave, Hekuran Murati.

“Prej të hënës i kanë vizituar këto lokale edhe deri të enjten ju kanë thënë që janë në rregull me hapësirë të hapur. Dhe të enjten po vjen automatikisht me vendim që nuk i plotëson kushtet dhe je i mbyllur. Nuk e di ku është fundi, por kjo është e papranueshme. Ne i kemi kërkuar shumë opsione të tjera edhe ministrisë që të mund të funksionojmë. Prej 20 deri në 25 gjithqysh që dy netë, dhe ju garantoj që 95 për qind prej tyre i plotësojnë kushtet për hapësira. Ju garantoj që gjysma por edhe 95 për qind e lokaleve i plotësojnë kushtet për hapësirë të hapur, sepse i kanë terasat lëvizëse. Në moment që është lëvizëse ajo krijon hapësirë vetvetiu sepse janë të konstruktuara ashtu”, shton Zuka.

Sipas masave të reja të qeverisë të cilat janë në fuqi deri më 13 shtator 2021, shërbimet e gastronomisë përfshirë restorantet dhe hapësirat e ngjashme me hoteleritë lejohen të punojnë nga ora 5:00 deri në orën 21:30 në hapësirat e jashtme ndërsa nuk lejohet të punohet brenda hapësirave të ambienteve.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mbyllen 20 bar kafe ne kosove mbyllen 20 bar kafe ne kosove

Sondazh

Poll