Bota

Zbulohet skandali me vaksinimet fiktive në Greqi, punonjësja u pikas pasi qëndronte dy turne në qendrën shëndetësore

4 Shtator 2021, 18:20 Nga DOSJA
Zbulohet skandali me vaksinimet fiktive në Greqi, punonjësja u pikas

GREQI– Një skandal ka pushtuar sistemin shëndetësor në Greqi ditën e sotme, pasi janë zbuluar raste të vaksinuarish në mënyrë fiktive. Mediat greke shkruajnë se në Karditsa, një punonjëse e një qendre shëndetësore kishte ndërhyrë në sistemin e vaksinimeve dhe kishte regjistruar fiktivisht disa persona sikur kishin marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Gjithçka filloi të dilte në dritë kur në disa prej dokumenteve të vaksinimit, u vu re se mungonte vulat e pavionit. Dyshimet u shtuan ku punonjësja në fjalë shkonte shumë shpesh edhe pasdite në punë, kur në fakt, turnin e kishte paradite. Në sistem janë regjistruar 47 persona si të vaksinuar, kur ndërkohë nuk kanë marrë asnjë dozë.

Për këtë skandal ka reaguar edhe ministri grek i Shëndetësisë, i cili ka kërkuar që të hetohet ky rast dhe mos të ketë tolerime për incidente të tilla. Paraprakisht, dyshohet se punonjësja e kishte bërë këtë gjë pasi personat që kishte regjistreuar si të vaksinuar i kishin kërkuar certifikatë vaksinimi, por nuk donin që të merrnin asnjë dozë. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse punonjësja ka marrë para në këmbim të këtij favori. Për momentin, ajo është pezulluar nga puna.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni skandali me vaksinimet fiktive ne greqi vaksinimet ne greqi skandali me vaksinimet fiktive ne greqi vaksinimet ne greqi

Sondazh

Poll