Bota

Preu shiritin e përurimit, Erdogan filmohet teksa godet në kokë në voglin

4 Shtator 2021, 19:53 Nga DOSJA
Preu shiritin e përurimit, Erdogan filmohet teksa godet në kokë

TURQI– Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan është filmuar teksa godet në kokë një djalë të vogël që ‘guzoi’ të priste shiritin e një përurimi para tij. Videoja e publikuar që po err shpërndarje masive tregon të voglin që e ka prerë shiritin, por për ta fshehur nga Erdogan, vijon t’i mbajë të bashkuara të dyja anët e tij.

Në një moment ai lëviz krahun dhe duket shiriti i prerë. Kjo gjë nuk u shpëton as syve të Erdogan, i cili nis ta qortojë të voglin dhe ta godasë në kokë me dorën e mbledhur grusht.

Më pas Presidenti i Turqisë shihet të flasë dhe me dy vajzat që ndodhen anash të voglit. Fëmijët nisin të qeshin, por fytyra e djaloshit pas goditjeve në kokë, tregon se nuk i shijoi dhe aq ai moment.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erdogan godet femijen erdogan godet femijen

Sondazh

Poll