Bota

CDC: Varianti Delta i Covid-19 mund të sëmurë rëndë fëmijët, pesëfishoi shtrimet në spitale

4 Shtator 2021, 18:03 Nga DOSJA
CDC: Varianti Delta i Covid-19 mund të sëmurë rëndë

TIRANË– Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar se koronavirusi mund të sëmurë rëndë edhe fëmijët e adoleshentët. Në një raport të nxjerrë të premten, qendra njofton se nga fundi i muajit qershor deri në mes të gushtit ka pasur një pesëfishim të shtrimeve të fëmijëve të infektuar në spitale.

Dhe pikërisht kjo periudhë, korrespondon me atë të përhapjes në mënyrë masive të variantit Delta të Covid-19. Raporti shton më tej se përkeqësime ka edhe në shumë vende të botës, kryesisht në SHBA e Indi, përsa i përket infektimeve me këtë variant të koronavirusit.

Në Indi, ministria e shëndetësisë njoftoi të shtunën në mëngjes se në 24 orët e fundit janë regjistruar 42 mijë e 618 raste të reja me koronavirus dhe 330 viktima. Sipas ekspertëve, statistikat në Indi mund të jenë më të ulëta se shifrat reale të infektimeve dhe vdekjeve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mutacioni delta mutacioni delta

Sondazh

Poll