Bota

E keni kuptuar gabim! Ambasada e SHBA-ve përgënjeshtron lajmet: Nuk po kthejmë në Kosovë afganë që kanë punuar me taleba

4 Shtator 2021, 18:49 Nga DOSJA
E keni kuptuar gabim! Ambasada e SHBA-ve përgënjeshtron lajmet: Nuk po

KOSOVË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka sqaruar lajmet se SHBA-të po kthejnë mbrapsht afganët që kanë bashkëpunuar me talebanët.

Sipas ambasadës, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, por se kthimi në Kosovë i disa prej emigrantëve, po bëhet vetëm për verifikime dhe dokumentacione shtesë.

Statusi i plotë:

Marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i lejon Shtetet e Bashkuara të strehojnë përkohësisht në kampin Bondsteel një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë. Kjo mund të përfshijë detyra si: qartësimi i identitetit të aplikantëve, historinë e tyre të punësimit, ose lidhjet tjera me Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë po ndihmojnë në këtë proces. Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohëse Kosovës për rolin e saj në ndihmën e kryerjes së detyrës së madhe të zhvendosjes së dhjetëra mijëra qytetarëve afganë për në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera, përfshirë partnerët e NATO -s, e që u kanë ofruar shtëpi të përhershme afganëve që janë në rrezik. Roli i Kosovës në këtë përpjekje është një mirënjohje për dhembshurinë dhe bujarinë e popullit të saj dhe për rolin në rritje të Kosovës në skenën globale.

Paraditen e sotme u raportua se dy prej afganëve të dërguar në SHBA janë parashikuar të kthehen në Kosovë. Sipas NBC, ata dyshohet se kanë lidhje me talebanët dhe do tu nënshtrohen disa verfikimeve shtesë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora evakuimi i afganëve evakuimi i afganëve

Sondazh

Poll