Bota

Gurë, shkopa gome dhe dhunë! Aktivisti publikon pamjet nga protestat në Podgoricë: Skena të tmerrshme…

4 Shtator 2021, 19:14 Nga DOSJA
Gurë, shkopa gome dhe dhunë! Aktivisti publikon pamjet nga protestat

MALI I ZI– Ljubomir Filipovic, aktivisti dhe publicist nga Mali i Zi ka publikuar pamje nga protestat e dhunshme që po zhvillohen sot në Podgoricë. Në një postim në Twitter, ai shkruan se përgjegjëse për këto pamje e dhunime është Qeveria e Malit të Zi dhe Kisha Serbe.

“Skena të tmerrshme nga Mali i Zi. Qeveria bëri gjithçka që kjo të ndodhte. Kisha serbe edhe më shumë. Patriarku Porfirius u takua me qeverinë Maybachs,”- shkruan aktivisti krah pamjeve.

Sot në Podgoricë, qytetarët kanë dalë në protest, ndërkohë që në manastirin e Cetinjes po bëheshin përgatitje për inagurimin e Kreut të Ri të Kishës Serbe, pas vdekjes së parardhësit të tij nga Covid-19. Kundërshtarët e kishës serbe kanë kërkuar që përurimi të mbahej diku tjetër, por Kisha ka refuzuar që të ndryshojë planet që kishte. Protestuesit janë përplasur me policinë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora protesta ne malin e zi protesta ne malin e zi

Sondazh

Poll