Bota

“Shuplaka” që Këshilli i Europës i dha Greqisë lidhur me zbatimin e të drejtave të njeriut

4 Shtator 2021, 17:51 Nga DOSJA
“Shuplaka” që Këshilli i Europës i dha Greqisë

GREQI – Këshilli i Europës, njëkohësisht mbikëqyrësi kryesor evropian i të drejtave të njeriut ka kritikuar projektligjin e ri të Greqisë që synon të rregullojë dëbimet dhe kthimet e emigrantëve, duke thënë se paraqet kufizime serioze për aktivitetet e OJQ-ve që përpiqen të shpëtojnë jetë në Egje.

“Parlamenti grek duhet të rishqyrtojë një propozim legjislativ që po diskutohet aktualisht, i cili do të pengonte seriozisht punën shpëtuese të kryer në det nga OJQ-të dhe kapacitetet e tyre monitoruese lidhur me të drejtat e njeriut në Egje”, Dunja Mijatovic, komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut tha në një deklaratë të premten.

Unë i bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit që të përdorin këto rekomandime për të sjellë një projektligj, që pasi të miratohet, të pasqyrojë plotësisht detyrimet e Greqisë si anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventës së Refugjatëve,” shtoi ajo.

Komisionerja theksoi gjithashtu se projektiligji ngrinte shqetësime serioze për të drejtat e njeriut siç është e drejta për azil, e drejta për të mos u kthyer aty ku u rrezikohet jeta  dhe e drejta për të qënë të mbrojtur gjatë procedurave të kthimit.

“Jam e zhgënjyer kur mësoj se komentet dhe rekomandimet e bëra nga strukturat kombëtare të të drejtave të njeriut dhe OJQ -të eksperte në lidhje me mungesën e masave mbrojtëse të mjaftueshme për të drejtat e njeriut nuk u morën parasysh nga autoritetet greke,” përfundoi komisionerja.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota europa kritikon greqine per masat anti emigranteve europa kritikon greqine per masat anti emigranteve

Sondazh

Poll