Politike

‘OPEN BALKAN’ ndihmon Shqipërinë? Vojo Bregu tregon anën tjetër të medaljes: Serbia ka trefishuar sasinë e qumështit

4 Shtator 2021, 11:04 Nga DOSJA
‘OPEN BALKAN’ ndihmon Shqipërinë? Vojo Bregu tregon

TIRANË– Edhe pse qeveria shqiptare propagandon se nisma “Open Balkan” është në favorin total të Shqipërisë, të dhënat që vijnë nga terreni nuk janë të njëjtat. Vojo Bregu, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë dhe kandidat i LSI në Tiranë në zgjedhjet e fundit, shkruan se sasia e qumështit që vjen nga Serbia për në vendin tonë është trefishuar.

POSTIMI I PLOTË I VOJO BREGUT:

“Open Balkan ” në bujqësi ka filluar të funksionojë shumë mirë. Është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë. Gjatë mandatit të dytë, është ulur me mbi 30% numri i kafshëve të gjalla. Me këtë ritëm, gjatë mandatit të tretë, lopët, dhitë dhe delet, do jenë më pak se numri i qenve dhe maceve. Por e rëndësishme është që qumështi i freskët, për aq sa mund të jetë i tillë, do të vijë nga Serbia dhe nuk do prodhohet më në Shqipëri.

Por çfarë është nisma “Open Balkan”? Ballkani i hapur është një iniciativë që ka në fokus tregtinë e lirë në Ballkanin Perëndimor, ku deri më tani janë vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që janë dakordësuar për një treg pa kufizime. Liderët zotohen se Open Balkan do të lehtësojë kalimin në kufi të mallrave dhe njerëzve dhe se bazohet në shtyllat bazë të Bashkimit Evropian. Por, nisma kundërshtohet nga vendet e tjera të rajonit, ku Kosova e sheh nismën të themeluar nga Beogradi dhe në shërbim të tij. Edhe ndërkombëtarët janë shprehur kundër nismës, duke theksuar se mbështesin pa kufizime bashkëpunimin rajonal në bazë të procesit të Berlinit, një projekt që mban autorësinë e kancelares Merkel.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike open ballkan vojo bregu open ballkan vojo bregu

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2021, 05:30

ITALI– Krahasimi i afganëve dhe shqiptarëve ka qenë kryefjala e diskutimit të kryeministrit Edi Rama në Otranto, ku edhe po zhvillohej një ceremoni përkujtimore...