PS dërgon në Presidencë shkresën për Ilir Metën, propozimi: Edi Rama të jetë kryeministër i Shqipërisë!
4 Shtator 2021, 08:22Nga DOSJA
TIRANË– Ka mbërritur sot në Presidencë shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër të vendit për herë të tretë. Bazuar në nenin 96 të Kushtetutës, në shkresën e depozituar nga PS në Presidencë kërkohet nga kreu i shtetit Ilir Meta, dekretimi i qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Shkresa e dërguar mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, i cili u emërua në detyrën e re vetëm dy ditë më parë, duke zëvendësuar Taulant Ballën. Sipas nenit 96 të Kushtetutës së Shqipërisë, presidenti emëron propozimin për kryeministër që i bëhet nga shumica, për t’u votuar më pas në Kuvend.
Neni 96 i Kushtetuës
1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
2 . Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.
3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri. 4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi në Asamblenë e Partisë Socialiste 16 ministrat me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Po ashtu mbetet për t’u parë nëse presidenti Meta do të dekretojë të gjithë të zgjedhurit e Ramës, pasi më parë i ka refuzuar Sandër Lleshajn dhe Gent Cakajn. I pari pas “sqarimit” për statusin e gjeneralit u emërua si ministër i Brendshëm, ndërsa e kundërta ndodhi për Gent Cakajn. Çështja u dërgua edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Pavarësisht se maxhoranca ka nisur një proces për shkarkimin e presidentit, sërish Rama pohoi në “Opinion” se përsa kohë do të ishte në detyrë, do të shkonte të betohej para kreut të shtetit.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Presidenti i rajonit të Puglias, Michele Emiliano e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si një ndër liderët më të rëndësishëm në Evropë duke mos e fshehur ...
ITALI– Arsimi, shëndetësia si dhe menaxhimi i emergjencave civile ishin çështjet kryesore të diskutimit ndërmjet kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bas...
Politike 4 Shtator 2021, 05:30
ITALI– Krahasimi i afganëve dhe shqiptarëve ka qenë kryefjala e diskutimit të kryeministrit Edi Rama në Otranto, ku edhe po zhvillohej një ceremoni përkujtimore...
TIRANË– Anëtari i ri i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi u shpreh se PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në Kuvend, por sipas tij aj...
PESHKOPI- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar ditën e sotme qyetin e Peshkopisë. Me anë të një postimi në Instagram, Kim ka publikuar disa foto nga qendr...
TIRANË– Edi Rama me shpalljen e emrave të kabinetit të tretë qeverisës, ndoqi traditën e dy qeverive të mëparshme të shpallura përpara asamblesë komb...
TIRANË– Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se është frika nga Reforma në Drejtësi ajo që fshihet pas ndr...
FRANCË– Presidenti i Frencës, Emmanuel Macron ka deklaruar se Shqipëria dhe vendet e tjera që kanë pranuar të strehojnë afganë, e ka bërë këtë pasi k...
TIRANË– Roland Bejko, i caktuari nga PD-ja si përgjegjës për procesin e reformës territorial ka pranuar publikisht se do të ulet në tryezë me kryeministrin...