Politike

Presidenti i Rajonit të Puglia-s “fiksohet” me Ramën, e ngre në qiell: Një nga liderët më të rëndësishëm të Europ

4 Shtator 2021, 07:17 Nga DOSJA
Presidenti i Rajonit të Puglia-s “fiksohet” me Ramën, e

ITALI– Presidenti i rajonit të Puglias, Michele Emiliano e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si një ndër liderët më të rëndësishëm në Evropë duke mos e fshehur admirimin për të. Në takimin që pati mëngjesin e sotëm me kreun e qeverisë shqiptare, ai u shpreh se shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm, duke shtuar se premtimet që do i bëheshin delegacionit shqiptar duhet që të mbaheshin. 


“Shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm ato kanë bërë hapa shumë të mëdhenj para, kam qenë në Tiranë para shumë vitesh dhe ta shohësh sot është një metropol. Prandaj është e qartë që nëse i thoni diçka kryeministrit dhe qeverisë së tij, angazhimet që merrni përsipër duhet t’i mbani. Ne duhet t’i bëjmë gjërat mirë deri në fund sepse Shqipëria e meriton. Unë Ramën e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij, po e bëjë këtë për shkak të historisë sesi ka sjellë paqe në komunitetin e tij. Ne jemi miq të Shqipërisë pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’. Sot kemi mundësi të dëshmojmë me fakte që kjo që po bëjmë sot nuk është thjesht zhurma e një fshese të re që po pastron diçka, ne e dimë që miqësia është diçka që duhet të kultivohet çdo ditë,“-tha ai në fjalën e tij. 

Ceremonia e mbajtur në Otranto sjell në kujtesë 28 marsin e vitit 1997, kur anija shqiptare “Kateri i Rades” me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, “Sibilla”. Si pasojë e përplasjes u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë, ndërkohë që edhe sot ende nuk janë gjetur 24 trupa. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, për t’u vendosur në portin e Brindisit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne otranto 2021 michele emiliano edi rama edi rama ne otranto 2021 michele emiliano

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2021, 05:30

ITALI– Krahasimi i afganëve dhe shqiptarëve ka qenë kryefjala e diskutimit të kryeministrit Edi Rama në Otranto, ku edhe po zhvillohej një ceremoni përkujtimore...