Politike

Yuri Kim dhe ambasadorja e Zvicrës vizitojnë Peshkopinë, publikojnë fotot nga lokali me qytetarët: Dibra ka potencial, fale

3 Shtator 2021, 20:54 Nga DOSJA
Yuri Kim dhe ambasadorja e Zvicrës vizitojnë Peshkopinë,

PESHKOPI- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar ditën e sotme qyetin e Peshkopisë. Me anë të një postimi në Instagram, Kim ka publikuar disa foto nga qendra e Peshkopisë e zhvlluar me ndihmën e SHBA-së dhe Zvicrës, ndërkohë që ka bërë të ditur ka qenë e shoqëruar nga ambasadorja zviceriane në vend Elsa Håstad. Kim shkruan në post se takuan shumë njerëz në Peshkopi, me të cilët pinë edhe një kafe.

Postimi i Plotë:

“Në vizitën time të parë në Peshkopi, Dibrën e bukur, me Elsa Håstad . Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e SHBA-së dhe Zvicrës. Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë të dashur gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë edhe disa zotërinj që na ftuan për kafe. Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën. Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj ta vizitoj përsëri së shpejti”, shkroi Kim.

 

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elsa hastad yuri kim elsa hastad yuri kim

Sondazh

Poll