Politike

4 Shtator 2021, 05:30 Nga DOSJA

ITALI– Krahasimi i afganëve dhe shqiptarëve ka qenë kryefjala e diskutimit të kryeministrit Edi Rama në Otranto, ku edhe po zhvillohej një ceremoni përkujtimore për të gjithë ata që humbën jetën në tragjedinë e 24 vitëve më parë. Pranë skulpturës emocionuese të “Katërit të Radës”, Rama kujtoi se më shumë se 30 vitë më parë, kur regjimi komunist ra në vendin tonë, shqiptarët ishin në situatë të njëjtë si afganët. Por gjetën strehë në Itali. Sipas tij, pikërisht për faktin se ishin ndihmuar nga vendet e tjera, Rama tha se Shqipërisë i takonte që të strehonte më shumë refugjatë. Ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe Kanunin, duke përmendur gjatë e gjerë të gjitha traditat shqiptare.  

Shqipëria do të presë më shumë agfanë sesa vende të tjera europiane. Nuk e bëjmë për asnjë arsye të caktuar veçse për të nderuar historinë tonë. Gjyshërit tanë. Shqipëria ishte vendi që strehoi më shumë hebrenj. Ne nuk kemi shumë pasuri që t’ua lëmë fëmijëve tanë, por t’u lëmë humanizmin. Kushtetuta jonë e parë edhe pse nuk ishte e mirëfilltë, ishte një kanun. Krijoi një institucion moral, sot vazhdon që të jetë i rëndësishëm. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Është një kapitull i tërë që flet për mikpritjen. Do t’i pëlqente mikut tim, magjistratit Mikele dhe Françeskos. Janë miq të mi. Për fat të mirë i kam njohur pasi kishin ushtruar detyrat e tyre si magjistratë. Do të jenë shumë të kënaqur kur të mësojnë se ekziston një dënim në Kanun për të gjithë ata që nuk e hapin derën ndaj mikut. Ata që nuk e bëjnë dënohen që të marrin pjesë në çdo ngjarje publike, veç varrimeve. Dhe se do të mallkohet për të gjithë jetën,“-tha Rama.


FJALA E PLOTË:

Disa kohë më parë erdhëm në Brindisi, pa dashje thashë diçka jo të mirë që nuk i pëlqeu barezëve. Thashë që Brindisi ishte më i bukur se Bari. Tani më duhet që t’u kërkoj ndjesë, por Otranto është më i bukur sesa Brindisi. 30 vjet më parë na hapët dyert kur ishim ne atëherë afganët e sotëm kur arratisëshim nga një ferr. Edhe pse regjimi i Tiranës nuk ishte islamik, sërish bazohej mbi terrorin dhe mohimin e tjetrit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë për kryetarin e Bashkisë për organizimin e kësaj ceremonie për të mos harruar. Projektim që mbështetet në këtë kujtesë. Na bën të reflektojmë me fatin e madh që jemi afër Italisë dhe pranë Puglias. Më duket sikur është Shqipëria e Italisë. Ai progres që ka ndodhur në Puglia, që nuk mbështetet vetëm tek turizmi bën që të jetë shembull i qeverisjes së mirë. Shqipëria do të presë më shumë agfanë sesa vende të tjera europiane. Nuk e bëjmë për asnjë arsye të caktuar veçse për të nderuar historinë tonë. Gjyshërit tanë. Shqipëria ishte vendi që strehoi më shumë hebrenj. Ne nuk kemi shumë pasuri që t’ua lëmë fëmijëve tanë, por t’u lëmë humanizmin. Kushtetuta jonë e parë edhe pse nuk ishte e mirëfilltë, ishte një kanun. Krijoi një institucion moral, sot vazhdon që të jetë i rëndësishëm. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Është një kapitull i tërë që flet për mikpritjen. Do t’i pëlqente mikut tim, magjistratit Mikele dhe Françeskos. Janë miq të mi. Për fat të mirë i kam njohur pasi kishin ushtruar detyrat e tyre si magjistratë. Do të jenë shumë të kënaqur kur të mësojnë se ekziston një dënim në Kanun për të gjithë ata që nuk e hapin derën ndaj mikut. Ata që nuk e bëjnë dënohen që të marrin pjesë në çdo ngjarje publike, veç varrimeve. Dhe se do të mallkohet për të gjithë jetën. Nuk po shpresoj aspak në mallkim, shpresoj që kujtesa të mos kthehet në shkretëtirë. Europianët jetojnë në parajsë kur shohim realitetet e tjera. Shqiptarët erdhën me anijë dikur. Dukeshin të rrezikshëm. Por Puglia dhe Italia nuk u zhdukën nga faqja e dheut. Sot japin kontributin e tyre për ekonominë italiane. Nuk fitoi vetëm humanizmi por edhe e ardhmja e Italisë. Ky do të duhet që të jetë shembulli që duhet t’i japim fëmijëve tanë.

24 vite më parë, anija shqiptare “Kateri i Rades” me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, “Sibilla”. Si pasojë e përplasjes u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë, ndërkohë që edhe sot ende nuk janë gjetur 24 trupa. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, për t’u vendosur në portin e Brindisit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne otranto 2021 tragjedia e otrantos edi rama edi rama ne otranto 2021 tragjedia e otrantos

Sondazh

Poll