Politike

Vizita në Puglia, Rama: Do të kemi më shumë prezencë të universiteteve italiane, bashkëpunojmë edhe për zjarret, kam fo

4 Shtator 2021, 07:11 Nga DOSJA
Vizita në Puglia, Rama: Do të kemi më shumë prezencë

ITALI– Arsimi, shëndetësia si dhe menaxhimi i emergjencave civile ishin çështjet kryesore të diskutimit ndërmjet kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë së Otrantos Pierpaolo Cariddi, si dhe presidentit të Rajonit të Puglias, Michele Emiliano. Gjatë një bashkëbisedimi në një takim të zhvilluar në Puglia, kreu i qeverisë Edi Rama vuri theksin tek binjakëzimi i universiteteve, ndërsa shtoi se sa i përket emergjencave kishte komunikuar edhe me homologun e tij grek për të krijuar një qendër të përbashkët për të përballuar situatën nga zjarret.


Sa i takon shëndetësisë jemi në një proces që është shumë konstruktiv dhe mbart mundësi të mirë arritjeje dhe besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë. Para pak ditësh fola me kryeministrin e Greqisë për të parë mundësinë mënyrën e përballimit të verës me gjithë vatrave të zjarrit dhe intensitet kaq të madh e të rëndë me zjarre të cilat e bëjnë të pamundur t’i përballojmë me kapacitete që janë parashikuar në një situatë klimatike të ndryshme. Po punojmë dhe tema të tjera,”-u shpreh Rama.

FJALA E PLOTË: 

Ju falenderoj për mundësinë që na dhatë për të folur me të gjithë rektorët që të zhvillojmë një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë në një kohë të arsyeshme dhe të hedhim hapa që do mund të na çojnë më tej këtë marrëdhënie të përkryer, nga pikëpamja njerëzore, por edhe politike, me realizimin e nismave të përbashkëta që do e çonin në tjetër nivel universitetet tonë duke shfrytëzuar përvojën tuaj. I jam mirënjohës Michele se me të kam folur shpesh për këtë temë, e di që nuk është një punë e lehtë, me italianët dhe puliezet dhe nëse i shtojmë shqiptarët nuk do e bënim më të lehtë, por disponibiliteti juaj është diçka shumë e çmuar, me siguri nuk është vetëm në këtë fushë që ne mund të bëjmë gjëra së bashku, por edhe në fusha të tjera, duhet të themi që kemi një stinë të mirë të sipërmarrjeve italiane dhe anasjelljtas, kjo do të thotë që në një farë mënyrë duhet ta marrim për shembull se do të thotë që këta sipërmarrës janë më të shpejtë dhe ne mund të ecim më shpejt. Sa i takon shëndetësisë jemi në një proces që është shumë konstruktiv dhe mbart mundësi të mirë arritjeje dhe besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë. Para pak ditësh fola me kryeministrin e Greqisë për të parë mundësinë mënyrën e përballimit të verës me gjithë vatrave të zjarrit dhe intensitet kaq të madh e të rëndë me zjarre të cilat e bëjnë të pamundur t’i përballojmë me kapacitete që janë parashikuar në një situatë klimatike të ndryshme. Po punojmë dhe tema të tjera, siç është ajo e  shkëmbimeve turistike, meqë shumë shpejt në Vlorë do të kemi një aeroport dhe kjo do e bëjë më të lehtë mundësinë për të shkuar në bregun tjetër pa shkuar detyrimisht në Tiranë, por e rëndësishme kultivimi i ndjenjës së vëllazërisë.

Ceremonia e mbajtur në Otranto sjell në kujtesë 28 marsin e vitit 1997, kur anija shqiptare “Kateri i Rades” me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, “Sibilla”. Si pasojë e përplasjes u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë, ndërkohë që edhe sot ende nuk janë gjetur 24 trupa. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, për t’u vendosur në portin e Brindisit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne otranto 2021 edi rama edi rama ne otranto 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2021, 05:30

ITALI– Krahasimi i afganëve dhe shqiptarëve ka qenë kryefjala e diskutimit të kryeministrit Edi Rama në Otranto, ku edhe po zhvillohej një ceremoni përkujtimore...