Politike

Berisha “non grata”, Zekthi: Të vijë në Kuvend, por PD të mos e cilësojë pjesë të grupit parlamentar

3 Shtator 2021, 20:59 Nga DOSJA
Berisha “non grata”, Zekthi: Të vijë në Kuvend, por

TIRANË– Anëtari i ri i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi u shpreh se PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në Kuvend, por sipas tij ajo mundet që ta konsiderojë një vendim për të mos ta cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar.

I ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN, ku foli dhe për çështjen e shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zekthi tha se gjykimi i tij për këtë është ky, që Sali Berisha të shkojë në Kuvend, por të mos jetë pjesë e grupit parlamentar në PD.

“Zoti Berisha ka thënë vetë që do të jetë në parlament. Kjo nuk ka diskutim. PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në parlament pasi ai është një deputet i zgjedhur nga shqiptarët. Aman Partia Demokratike mund të marrë në konsideratë një vendim të saj për të mos e cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pra ky është diskutimi. Ky është gjykimi im. Mesa di unë PD e ka pasur një qëndrim në lidhje me këtë çështje. Qëndrimi është ky. Zoti Berisha është trashëgimia historike e Partisë Demokratike. Është në një farë mënyrë ndërgjegjja jonë 30-vjeçare. Arritjet e PD janë nën shenjën e këtij njeriu. Ky njeri ka një vend të padiskutueshëm në Partinë Demokratike dhe shtetit shqiptar. PD respekton statutin dhe për përjashtimin e njerëzve. PD nuk mund ta përjashtojë nëse nuk shkelet një nga këto klauzola,”- u shpreh Zekthi.

Momenti pas minutës 06:00

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga vendimi për tu bërë pjesë e Parlamentit të ri në muajin shtator. Kjo deklaratë e tij erdhi pas mesazhit që ka dhënë ambasadorja e SHBA-së ndaj Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fitim zekthi sali berisha shpallet non-grata fitim zekthi sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll