Politike

Evakuimi i afganëve, Macron hedh poshtë deklaratat e Ramës: Shqipëria dhe vendet e tjera marrin para nga SHBA-të

3 Shtator 2021, 19:02 Nga DOSJA
Evakuimi i afganëve, Macron hedh poshtë deklaratat e Ramës:

FRANCË– Presidenti i Frencës, Emmanuel Macron ka deklaruar se Shqipëria dhe vendet e tjera që kanë pranuar të strehojnë afganë, e ka bërë këtë pasi kanë marrë shpërblim monetar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Le Figaro shkruan se Macron është shprehur se Franca është një nga vendet që i mbron më shumë emigrantët, por jo në këtë formë.

“Si të veprojmë, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës evakuojnë afganët, të cilët më pas zhvendosen në Shqipëri ose vende të tjera, për shpërblim monetar?”– mësohet të ketë thënë Macron.

Vetë kryeministri Edi Rama ka mohuar që të jetë ndihmuar nga vendet e pasur në lidhje me strehimin e afganëve. Në një intervistë për BBC, pak ditë më parë, Rama tha se për momentin, Shqipëria po mbështetet tek njerëz me zemër të madhe.

Edhe një natë më parë, i ftuar në “Opinion”, Rama mohoi që taksapaguesit shqiptarë do të paguanin për shpenzimet e afganëve.

Deri më tani Shqipëria ka pritur 644 emigrantë afganë. Ata kanë ardhur të ndarë në disa grupe dhe janë strehuar në vende të ndryshme. Disa janë në Durrës, në një resort, disa të tjerë janë strehuar në një tjetër resort turistik në Shëngjin, ndërsa të tjerët në Qytetin Studenti në Tiranë. Ambientet ku janë akomoduar ruhen nga forcat e policisë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama emmanuel macron evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama emmanuel macron evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll