Politike

Qeveria “Rama 3”, Fatbardh Kadilli: Reforma në Drejtësi është frika e vetme që fshihet pas ndryshimeve të pakuptimta n

3 Shtator 2021, 19:52 Nga DOSJA
Qeveria “Rama 3”, Fatbardh Kadilli: Reforma në Drejtësi

TIRANË– Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se është frika nga Reforma në Drejtësi ajo që fshihet pas ndryshimeve në kabinetin e Qeverisë Rama 3. Në një status në Facebook, Kadilli shkruan se vetëm Reforma në Drejtësi është ajo që u kthen dinjitet shqiptarëve të ndershëm që shpresojnë se liria funksionon.

“Reforma në Drejtësi është frika e vetme që fshihet pas ndryshimeve të Qeverisë Rama 3 dhe lëvizjeve të pakuptimta në PS. Shqiptarët kanë pritur gjatë, shumë gjatë për të parë drejtësi. Kjo reformë nuk duhet vetëm të trembë. Duhet të veprojë, duhet mbështetur dhe jo paragjykuar dhe aq më pak, nuk duhet përqeshur. Reforma dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë shpejt, me forcë dhe me drejtësi. Vetëm kjo i kthen dinjitet shqiptarëve të ndershëm që shpresojnë se liria funksionon, që shpresojnë se demokracia u shërben atyre dhe jo padronëve politikë dhe as klientëve të politikës në biznes, në meida, apo në thellësitë e krimit,”- shkruan Kadilli.

Kryeministri Edi Rama renditi dje emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli qeveria rama 3 fatbardh kadilli qeveria rama 3

Sondazh

Poll