Politike

Me kë e ka Braçe? Ish-zëvendëskryeministri nuk gjen qetësi, poston foton me lojën kaladibrançe: I reziston çdo kohe si s

3 Shtator 2021, 18:37 Nga DOSJA
Me kë e ka Braçe? Ish-zëvendëskryeministri nuk gjen

TIRANË– Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe nuk ka qëndruar i qetë pas përjashtimit nga radhët e kabinetit të qeverisë Rama 3. Në një postim në Instagram, një ditë pasi publikoi një foto me perëndimin e diellit, ka bërë një tjetër postim. Këtë herë bëhet fjalë për lojën e famshme kaladibrançe.

“E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston çdo kohe si stil jete!”- shkruan Braçe krah fotos.

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Kaladibrançe ose Çardaku është lojë në të cilën njëra palë e lojtarëve përkulen të lidhur nga kurrizi për duarsh dhe lojtarët e palës tjetër përpiqen t’u hipin sipër dhe të qendrojnë sipër. Njëra palë e lojtarëve zgjedh një numër, pasi zgjidhet numri ata u hipin sipër palës kundërshtare. Pala kundërshtare ka tre mundësi që të gjejë numrin, nëse ato nuk e gjejnë numrin që ka zgjedhur pala kundërshtare, ndodh e njëjta gjë.

Arsyeja që e ka postuar Braçe nuk dihet, por nuk duket dhe aq pa tendencë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erjon brace erjon brace

Sondazh

Poll