Aktualitet

Lirimi i Naser Gashit, gjykata burg në mungesë për shefin e Komisariatit të Kukësit

18 Shkurt 2019, 12:56 Nga DOSJA
Lirimi i Naser Gashit, gjykata burg në mungesë për shefin e

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar një seancë për vlerësimin e masës së sigurisë për policin e arrestuar në Kukës, Kujtim Spahiu, dhe personat e tjerë e përfshirë në këtë skandal.

Gjykata caktoi masën e arrestit me burg në mungesë për Agim Bashën shef i komisariatit në Kukës.

Basha është kërkuar nga policia, por nuk ndodhet në shtëpinë e tij, ndërkohë që dyshohet se ai është larguar jashtë vendit.

Gjykata ka hequr masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Spahiun, duke e lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”,  ndërkohë që për Ferdinand Xhepën dhe Shkëlzen Ibajn, gjykata ka hequr masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe i ka lënë ata të lirë.

Denoncimi u bë nga ish-zv.drejtori i hetimit në Kukës, Shkëlqim Pepkolaj.
Pepkolaj, tashmë në azil zbuloi historinë e lirimit të Gashit nga prokurorja e Kukësit, Rita Gjeta dhe efektivët e këtij komisariati.

Gashi, me dokumente false dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës, është liruar brenda 24 orëve në pikën kufitare të Morinës. 58-vjeçari ka rreth 5 vite që kërkohet nga drejtësia shqiptare, për të vuajtur dënimin prej 7.4 vite burg, por ia doli të largohet ndërkohë që polici që bëri denoncimin u pezullua nga detyra dhe ndodhet në azil.

Si ndodhi skandali?

Në 17 tetor të 2018-ës, Naser Gashi i shoqëruar nga Ron Nimani tenton të dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të kalimit të Morinës.

Në një makinë tip Audi me dokumente të falsifikuara që mbanin emrin e Saimir Bula, Gashi tentoi të largohej. Por pas dyshimeve për dokumentet, policia e shoqëroi në Drejtorinë e Policisë ku iu bë identifikimi përmes gjurmëve të gishtave.

Pas identifikimit në Komisariat u zbulua se nuk ishte Saimir Bula por Nazër Gashi. Dhe këtu nis që historia të marrë rrjedhë.

Prokurorja Rita Gjati firmosi lirimin e menjëhershëm, që u ekzekutua nga policia në 18 tetor. Policia e Kukësit e fshehu ngjarjen duke mos dhënë asnjë njoftim për mediat. “Kurbani” i vetëm i kësaj historie u bë denoncuesi, polici Shkëlqim Pepkolaj që u pezullua nga detyra pasi hetoi procedurën e paligjshme të policisë së Kukësit.

Pasi ngjarja u bë publike, prokuroria e Përgjithshme reagoi duke thënë se Naser Gashi nuk duhet të lirohej, ndërkohë që Krimet e Rënda dhe organet e tjera shtetërore nuk kanë dhënë më asnjë informacion se çfarë do të bëhet me hetimin dhe vënien para përgjegjësitë të prokurores, që e dinte kë po lironte dhe oficerëve që liruan supertrafikantin e dënuar me 7.4 vite burg. Krimet e Rënda e kanë nisur hetimin për këtë çështje në 30 janar 2019.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim basha ferdinand xhepa gjykata e krimeve te renda kujtim spahiu lirimi i naser gashit masa sigurie shkelqim pepkola shkelzen iba agim basha ferdinand xhepa gjykata e krimeve te renda kujtim spahiu lirimi i naser gashit masa sigurie shkelqim pepkola shkelzen iba

Sondazh

Poll