Aktualitet

U dënua përjetë për vrasjen e Naim Zyberit, lë qelinë e burgut “Gert Gjenerali”

18 Shkurt 2019, 12:08 Nga DOSJA
U dënua përjetë për vrasjen e Naim Zyberit, lë

KORÇË- Lirohet nga burgu Gert Gjinarari i njohur ndryshe si Gert Gjenerali. Gjinarari ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, por gjykata e Korçës e liroi me kusht më 14 shkurt, pasi i pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

“Gjenerali” ka lënë qelinë mbrëmjen e të shtunës, pasi përfitoi lirinë me kusht. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e të “fortit” të Tiranës, Naim Zyberi, ngjarje që ka ndodhur në vitin 1997 në Itali.

Ky është vendimi i dytë që ngre dyshime për gjykatën, pasi disa ditë më parë, gjykata hoqi dënimin e përjetshëm edhe për Dritan Dajtin. (Lexo ketu)

Cilat ishin arsyet që “bindën” Gjykatën për t’a liruar?

Në vendimin e Gjykatës së Korçës thuhet se Gjinarari është tërësisht i rehabilituar dhe se gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit ka patur një sjellje shumë të mirë.

Pjesë nga vendimi:

Urdhërohet i dënuarit Gert Gjinarari që gjatë kohës së provës të raportojë rregullisht para Shërbimit të Provës, Zyra Vendore Tiranë, sipas rregullave që iniciohen për këtë qëllim procesi nga ky shërbim ligjor, si dhe të marrë në çdo rast lejen e këtij shërbimi për lëvizjet e shpeshta brenda ose jashtë vendit, së bashku me detyrimin për të informuar Shërbimin e Provës për cdo ndryshim të mundshëm të vendit të banimit që duhet të realizohet vetëm mbi lejimin e këtij shërbimi. I dënuari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për tu riintegruar në shoqëri, duke argumentuar se një nga arsyet e dhënies së lirisë me kusht është edhe sjella e mirë që i dënuari ka pasur në burg, “shembullore. I dënuari paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gert gjinarari i denuari perjete vendimi i gjykates vrasja e naim zyberit gert gjinarari i denuari perjete vendimi i gjykates vrasja e naim zyberit

Sondazh

Poll