Aktualitet

Media gjermane: 2 mijë muxhahedinë torturohen në kampin në Shqipëri

18 Shkurt 2019, 08:49 Nga DOSJA
Media gjermane: 2 mijë muxhahedinë torturohen në kampin në

Media gjermane “Der Spiegel” ka publikuar një shkrim më 15 shkurt të këtij viti dhe flet për situatën e muxhahedinëve në vendin tonë. Sipas “Der Spiegel” anëtarët e MKO, të quajtur edhe MEK, po iu nënshtrohen trajnimeve të tmerrshme në kampin e tyre në Shqipëri.  

Në këtë shkrim theksohet se muxhahedinët praktikohen brenda kampit për “prerje të fytit me thikë”, “thyerje të dorës”, “heqje të syve me gisht” dhe veprime të tjera të rënda. Revista javore shkruan se anëtarët torturohen dhe i nënshtrohen traumave psikologjike.

Duke cituar 15 anëtarë të grupit, revista tha se kampi në të cilin mbahen 2.000 anëtarë është 50 herë më i madh se një fushë futbolli. Po kështu kampi përshkruhet nga mure të lartë të rrethuar me tela. 

“Banorët e kampit, 35 kilometra larg Tiranës, nuk lejohen të posedojnë telefona dhe të  shikojnë kalendarin. Ai tha gjithashtu se disa anëtarë të MKO janë aktive në punën ndërtimore, disa prej tyre qëndrojnë prapa kompjuterëve për të postuar lajme të rreme në Twitter dhe Facebook rreth Iranit dhe disa të tjerë përpiqen të pranojnë anëtarë të rinj përmes Telegramit”, shkruan kjo media teksa citon një pjestar të kampit. 

“Der Spiegel” thotë se arsyeja pse Shqipëria e mbështet këtë grup nuk është e qartë dhe Ministria e Brendshme ka refuzuar të japë përgjigje. Sipas kësaj medie këto akuza mohoen nga përfaqësuesit e organizatës që drejtojnë kampin. 

Burimi: Der Spiegel

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll