Aktualitet

Atentati me 2 të vrarë në Vlorë/ Arrestohet “Çipuri”, i është gjetur pistoletë dhe makina që lëviznin është e vj

18 Shkurt 2019, 10:06 Nga DOSJA
Atentati me 2 të vrarë në Vlorë/ Arrestohet

VLORE-Një ditë pas atentatit që ndodhi dje në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku u vranë dy persona, policia ka prangosur të plagosurin Armando Sulejmani.Sulejmani i njohur ndryshe si “Çipuri”, u arrestua pasi gjatë kontrollit  i është gjetur në çantën e tij një armë zjarri. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe makina  në të cilën ndodhi  atentati, ku udhëtonin Çipuri dhe dy viktimat rezulton e vjedhur dhe me targa fallso.

“Çipuri” ngeli dje i plagosur me dy plumba nga atentati që ndodhi në  në zonën e “Ujit të Ftohtë” ku humbën jetën Orest Rexho dhe Arian Hasani. (Lexo ketu).

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe për ngjarjen e rëndë janë shoqëruar deri më tani 17 persona.

42-vjeçari i njohur si “Çipuri”, shënjestra e atentatit, ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur rëndë, më 1 tetor 2017, në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia ka arrestuar në flagrancë 43 vjeçarin A.S., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Për arsye hetimi nuk japim detaje të tjera.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando sulejmani arrestohet çipuri atentati vlore viktimat orest rexho arian hasani armando sulejmani arrestohet çipuri atentati vlore viktimat orest rexho arian hasani

Sondazh

Poll