Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Gazeta Italiane: Sulejmani do të fshihet në male dhe do të planifikojë hakmarrje, mafia shqiptare deri

18 Shkurt 2019, 11:50 Nga DOSJA
Atentati në Vlorë/ Gazeta Italiane: Sulejmani do të fshihet

Gazeta italiane Corriere.it i ka kushtuar një shkrim atentatit mafioz që ndodhi dje në Vlorë ku u vranë Orest Rexho dhe Arjan Hasani, ndërkohë që mbeti i plagosur Armando Sulejmani. (Lexo këtu)

Në shkrim thuhet se “preja” e sulmit, Armando Sulejmani tashmë do të fshihet, do të shërohet derisa të planifikojë hakmarrjen e radhës.

Më tej, në artikull flitet për bandat shqiptare të drogës dhe theksohet se tregtia ka arritur tashmë në Nju Jork. Sipas burime të Corriere, bandat shqiptare furnizojnë Bronzin me drogë.

Shkrimi i plotë:

Mesditë në Vlorë. Një makinë garash, ku brenda janë vrasësit. Në asfalt, trupat e dy viktimave. Por sulmi dështoi. “Preja” tani do të fshihet në male. Do të shërohet, dhe do të planifikojë hakmarrje. Para se ata ta gjejnë përsëri… Është një nga ngjarjet e përditshme në Shqipëri.

Burimet tona thonë se përkufizimi “narko-shtet” për Shqipërinë është bazuar pas tregtimit të dhjetëra tonëve kanabis, përplasjeve mes bandave që përfaqësuesit e institucioneve i maskojnë si aksidente rrugore, nga afërsia mes politikanëve dhe trafikantëve të drogës, por edhe mes prodhimit të marijuanës që më pas në aleancë me Ndragetën tregtohet në vendet e tjera.  Është një skenar i degëzuar që ofendon jetën e virtytshme të qindra mijëra emigrantëve shqiptarë në botë dhe që konfirmon parashikimet e 30-viteve më parë. Në vitet nëntëdhjetë, është krahasuar se marrëdhënia Kolumbi-ShBA-Shqipëri do të përfshijë prodhim droge dhe pritje të një fluksi parash që më pas pastrohen përmes investimeve në hotele dhe kompani. Sipas opozitës shqiptare, qeveria ka lidhje direkte me krimin, ndërsa qeveria thotë se opozita ka një plan “kriminal” të protestave. Në mes mbetet populli, i mbytur nga korrupsioni.

Djemtë e dhunshëm

Sasia e madhe e fitimeve të drogës që pasuron një përqindje të vogël, shkon te klanet e ashpra të të rinjve shqiptare në Nju Jork. “Globalizimi” i bandave shqiptare, hegjemonike në Adriatik me anije të fuqishme me shpejtësi dhe barkat me ngarkesa armësh deri në Sacra Corona Unita të Pulias, çojnë në blerjen e kimistëve më të mirë kolumbiane si dhe blerjen e opiumit afgan.Të njëjtat grupe kanë shumëfishuar formulën e shkëmbimit, siç është marihuana për heroinë nga Turqia. Në një vend të pasur me patriotizëm, një ndjenjë të rrallë të mikpritjes dhe natyrën e bukur, jetojnë të lirë dhjetra të arratisur. Të dënuar në Itali, por kurrë të arrestuar. Me 200,000 euro ju mund të fitoni mosndëshkimin e përjetshëm.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando sulejmani atentati ne vlore gazeta italiane mafia shqiptare vrasje ne vlore armando sulejmani atentati ne vlore gazeta italiane mafia shqiptare vrasje ne vlore

Sondazh

Poll