Aktualitet

Protesta/ Flet i moshuari i shoqëruar në Polici: Më kanë trajtuar shumë mirë, në Lezhë më fyen

18 Shkurt 2019, 10:17 Nga DOSJA
Protesta/ Flet i moshuari i shoqëruar në Polici: Më kanë

Një prej 25 protestuesve të shoqëruar në Policinë e Tiranës, ishte edhe 80-vjeçari Ndue Fuga.  (Lexo këtu)

Në një intervistë për “Fax News”, Fuga ka treguar arsyen se përse kishte shkuar në protestë dhe sjelljen e policisë me të.

“Në Policinë e Tiranës më kanë pritur dhe më kanë trajtuar shumë mirë. Por nuk ka ndodhur njësoj në Lezhë, pasi policët mu drejtuan me fjalë të rënda. Arsyeja e ndalimit? Hipa në tarracë, hapa flamurin dhe ngrita dy gishtat. Unë nuk kisha fuqi të ngjitesha deri në tarrancë por më detyroi puna. Jam rritur jetim, babanë ma pushkatuan dhe nuk kam marrë asgjë,”– tha Fuga.

I pyetur se a do të protestonte sërish, i moshuari nuk është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Shohim çfarë do bëhet. Edi Rama u lodh shumë duke na gënjyer. Prandaj besoj se do i vijë fundi kësaj qeverie.”

Ndue Fuga nga Fishta e Lezhës, ndërsa u shoqërua drejt Tiranës por u la i lirë rreth orës 21:30. I moshuari do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.

Disa ditë më parë opozita ka zhvilluar një protestë për mbi 5 orë në bulevardin Dëshmorëte Kombit. (Lexo këtu) Protesta e opozitës nisi me dhunë dhe përplasje që prej nisjes. Protestuesit i vunë flakën skelës dhe rrëzuan kërpudhën që ishte vendosur si simbol në oborrin e kryeministrisë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kryeministria lezhe ndue fuga policia e tiranes protesta e opozites 16 shkurt kryeministria lezhe ndue fuga policia e tiranes protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll