Aktualitet

PD drejt djegies së mandateve, Basha: Vendimi u mor unanimisht

18 Shkurt 2019, 12:50 Nga DOSJA
PD drejt djegies së mandateve, Basha: Vendimi u mor unanimisht

Kreu i PD-së Lulzim Basha folur në lidhje me vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për djegien e mandateve në parlament. Basha u shpreh se vendimi u mor unanimisht pasi vendi sipas tij ndodhet në emergjencë kombëtare.

“Në përfundim të mbledhjes ju njoftoj vendimin sot unanim duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi. Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë siç dëshmojë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare, për shkak të kapjes së kësaj qeverie në aferra korruptive kriminale, eleminimit të Gjykatës Kushtetuese, kapjes totale të sistemit të drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe këto kanë shkaktuar një krizë të madhe të emergjencës politike në vend, largimi masiv të shqiptarëve.

Duke mbështetur zgjidhjen politike të opozitës së bashkuar të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe hapjen e negociatave të BE-së, për zgjedhje të lira të parakohshme vendosëm djegie mandatesh. “, u shpreh Basha.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha pd pd djeg mandatet lulzim basha pd pd djeg mandatet

Sondazh

Poll