Aktualitet

Biznesmeni që u kthye në trafikant droge, kapet në Tiranë i dënuari me 8 vite burg (Emri)

18 Shkurt 2019, 11:43 Nga DOSJA
Biznesmeni që u kthye në trafikant droge, kapet në Tiranë i

TIRANË- Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur ditën e sotme në Tiranë.

I arrestuari Arben Xibri, banues në Tiranë, është dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” nga Gjykata e Krimeve të Rënda. 

Xibri njihej si biznesmen, i cili e kishte nisur karrierën e tij nga rrobaqepës kostumesh për ish-udhëheqjen komuniste të vendit, duke ndërtuar më pas një rrobaqepsi. Disa vite më parë,  nëpërmjet automjeteve të kompanisë së tij dhe shoferëve të punësuar prej tij, Xibri tentoi të trafikojë 130 kg lëndë narkotike kanabis stativa. Saisa e kapur në portin e Durrësit ishte dërgesa e parë që kapej nga policia, ndërkohë që nuk dihet nëse Xibri ka organizuar ose jo dërgesa të tjera me drogë drejt Italisë.

Biznesmeni njihet edhe për miqësinë e tij me politikanët. Në vitin 2012, u publikua një foto e tij me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Kapet një shtetas në kërkim kombëtar, i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.

Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kapi shtetasin në kërkim kombëtar:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite  burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben xibri gjykata e krimeve te renda kerkim nderkombetar lulzim basha pranga trafik droge arben xibri gjykata e krimeve te renda kerkim nderkombetar lulzim basha pranga trafik droge

Sondazh

Poll