Aktualitet

Nga Florenc Hoxha tek ‘Ujku i Cërrikut’, kush janë 16 të arrestuarit për dhunë në protestën e opozitës

18 Shkurt 2019, 09:48 Nga DOSJA
Nga Florenc Hoxha tek ‘Ujku i Cërrikut’, kush janë 16

Dy ditë më parë, për 5 orë opozita zhvilloi një protestë para godinës së kryeministrisë. (Lexo këtu) Dosja.al ka mësuar emrat e 16 personave të arrestuar nga Policia e Tiranës për ushtrimin e dhunës në protestë.

Në prangat e policisë ranë: ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha; Sajmir Rexhepi i njohur si “Ujku i Cerrikut”; Emanuel Nallbani; Naim Haxhiu; Andon Gjini; Resul Daci; Suzana Dimushi; David Linati; Hasan Jakupi; Ilir Hamedini; Festim Taku; Mitat Fieraku; Lefter Jakupi; Pellumb Sheluka; Veljan Dine dhe Ndue Tuci.

16 të arrestuarit akuzohen për: kundërshtim policësh; dëmtim prone me dashje; proteste pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Masat e sigurisë ndaj tyre do të jepen nesër në orën 10:00 nga gjyqtarja Rexhina Memlika.

Ndalimi i personave të dhunshëm u bë menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës. Policia e Tiranës fillimisht shoqëroi 25 persona. Në protestën e mbajtur më 16 shkurt, pas përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, mbetën të lënduar 19 persona, mes tyre protestues, efektive dhe gazetarë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 16 persona policia e tiranes protesta e opozites 16 shkurt rexhina memlika arrestohen 16 persona policia e tiranes protesta e opozites 16 shkurt rexhina memlika

Sondazh

Poll