Aktualitet

PAMJET NGA TENTATIVA për arratisje tek 313! Fatmir Pjetri humb durimin, se pret Arbër Çekajn, bie me të pasme në tokë

3 Shtator 2021, 09:09 Nga DOSJA
PAMJET NGA TENTATIVA për arratisje tek 313! Fatmir Pjetri humb durimin, se

TIRANË- Dalin pamjet e para nga tentativa për arratisje nga burgu “313” e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit. Siç edhe duket nga pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga gazetarja Klodiana Lala, Çekaj dhe Pjetri zbresin nga kati i tretë përmes një çarçafi të bërë gërshetë dhe në duar mbajnë çengela hekuri.

I pari zbret nga litari Pjetri, i cili fillimisht rri e pret të zbresë edhe shoku. Por në një moment e humb durimin dhe largohet, ndërsa pikërisht në atë moment zbret Çekaj, i cili rrëzohet me të pasme, por ngrihet menjëherë dhe të dy kalojnë rrethimin.

Gjithçka ndodh në vetëm pak sekonda, ndërsa në momentin që kalojnë rrethimin, ata përballen me një polic, të cilin e godasin me çengel hekuri, por më pas kapen nga policët e tjerë.

Më 8 gusht të këtij viti, për vetëm 8 minuta, dy të burgosurit tentuan që të arratiseshin nga qelia. Çekaj dhe Pjetri kishin planifikuar gjithçka, ndërsa Lulzim Çepele i ndihmoi duke tentuar vetëvrasjen për të tërhequr vëmendjen e gardianëve.

Pas tentativës për të dalë nga qelia, Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës. Çekaj tregoi në Gjykatë tha se plani për tu arratisur nga burgu 313 në Tiranë ishte ideuar nga Fatmir Pjetri, e më pas ky i fundit pranoi se e gjitha ishte plani i tij. Ndërkohë që nën hetim janë edhe disa gardianë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të burgosurit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben cekaj fatmir pjetri tentativa per arratisje tek 313 arben cekaj fatmir pjetri tentativa per arratisje tek 313

Sondazh

Poll