Aktualitet

Edlira Naqellari kërkoi telefonin! GJKKO i refuzon kërkesën: Na duhet, do zbardhim bisedat për tenderat

3 Shtator 2021, 07:45 Nga DOSJA
Edlira Naqellari kërkoi telefonin! GJKKO i refuzon kërkesën: Na

TIRANË– GJKKO nuk ka pranuar kërkesën e Edlira Naqellarit, për të marrë telefonin e saj. Ata kanë refuzuar kërkesën duke u shprehur se telefoni i ish-drejtoreshës së  Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshmeiu duhet për të zbardhur bisedat që janë bërë në lidhje me tenderin e uniformave të policisë.

SPAK: Hetimet janë të hapura, telefoni i Naqellarit na duhet për të zbardhur bisedat për tenderin

Naqellari ndodhet në arrest me burg dhe akuzohet për ‘’shkelje të barazisë në tendera’’ për tenderin 28 miliardë lekë për të cilin SPAK bashkë me të arrestoi dhe 9 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Lidhur me skandalin me tenderat e uniformave të policisë, SPAK arrestoi 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë.

Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit në atë kohë në Ministrinë e Brendshme si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edlira naqellari edlira naqellari

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2021, 06:43

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.30-vjeçari me inicialet A. (H).M. është vënë në pranga pas...

Aktualitet 3 Shtator 2021, 05:47

DURRËS– Makina e inspektorit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati është hedhur në erë. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:25 në lagjen numër 17, përballë ba...