Aktualitet

Mutacioni ‘Mu’ mund të mbizotërojë mbi variantin Delta të koronavirusit

3 Shtator 2021, 08:11 Nga DOSJA
Mutacioni ‘Mu’ mund të mbizotërojë mbi variantin

GREQI– Profesori grek Charalambos Gogos ka parashikuar se mutacioni ‘Mu’ mund të mbizotërojë mbi versionin Delta të koronavirusit. Ai ia atribuon shfaqjen e mutacioneve mbulimit tepër të ulët të vaksinimit.

“Ne do t’i kishim mbijetuar mutacionve nëse do të ishim vaksinuar. Është e qartë se mutacionet ndodhin ateherë kur lejojmë që virusi të shumohet. Shkalla e përhapjes së mutacionit ‘Mu’ në botë është nën 1%, por ka filluar të mbizotërojë në Kolumbi dhe Ekuador, me respektivisht 30% dhe 10%, për shkak të vaksinimit të ulët,”-tha ai. 

Ai sqaroi me tej se mutacioni ‘Mu’ mund të zhduket njëlloj si versionet e tjera të virusit, për të cilat u morën masa të veçanta. Agjencia theksoi se ky lloj varianti ka mutacione që mund të nënkuptojnë se është rezistent ndaj vaksinave dhe thekson se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar karakteristikat e tij.

Marrë nga CNN

(i.d.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet “delta” covid-19 gogos mutacioni 'mu' “delta” covid-19 gogos mutacioni 'mu'

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2021, 06:43

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.30-vjeçari me inicialet A. (H).M. është vënë në pranga pas...