Aktualitet

Agjencia Europiane e Barnave: Doza e tretë e vaksinës e nevojshme vetëm për individët me sistem të dobët imunitar

3 Shtator 2021, 08:02 Nga DOSJA
Agjencia Europiane e Barnave: Doza e tretë e vaksinës e nevojshme

Për personat të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës, do të jetë e panevojshme marrja e dozës së tretë, sipas Agjencisë Europiane të Barnave (EMA)

Doza e tretë e vaksinës do të jetë e nevojshme vetëm per personat të cilët kanë sistem imunitar të dobët.

Të gjitha vaksinat e autorizuara aktualisht janë mbrojtëse ndaj semundjëve të rënda dhe shtrimit në spital. Kjo, bazuar në efektivitetin e tyre dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes, sipas EMA.

“Vaksinimi i inidividëve të cilët ende nuk kanë përfunduar kursin e rekomanduar të vaksinimit duhet të jetë përparësi. Thelbësor mbetet respektimi i masave anti-covid si ruajtja e distancës, mbajtja e higjenës së duarve dhe përdorimi i maskave aty ku është e nevojshme” shkruhet në raportin e EMA.

Një dozë shtesë vaksine mund të përmirsojë përgjigjen imune tek individët me imunitet të dëmtuar, sipas disa studimeve.

Agjencia Europiane e Barnave po vlerëson të dhënat për dozat shtesë dhe ato përforcuese.

(i.d.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agjencia e barnave europiane vaksina agjencia e barnave europiane vaksina

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2021, 06:43

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.30-vjeçari me inicialet A. (H).M. është vënë në pranga pas...

Aktualitet 3 Shtator 2021, 05:47

DURRËS– Makina e inspektorit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati është hedhur në erë. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:25 në lagjen numër 17, përballë ba...