Aktualitet

Kërkohej nga SHBA për shpërndarje KOKAINE, Gjykata e Apelit lë 40 ditë në burg Aleksandër Vulaj, pritet ekstradimi i tij

3 Shtator 2021, 08:59 Nga DOSJA
Kërkohej nga SHBA për shpërndarje KOKAINE, Gjykata e Apelit

TIRANË– Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në arrest me burg, Aleksandër Vulajn. Shtetasi malazez ishte i kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi akuzohet se është marrë me shpërndarjen e kokainës në vitin 2019. Vulaj ishte i dënuar për këtë vepër penale nga Gjykata e Michiganit. Ai tashmë duhet të qëndrojë 40 ditë në burg në Shqipëri.

Gjatë arrestimit në Shkodër, atij i është sekuestruar makina tip Audi dhe 50 mijë euro cash, ndërkohë avokati i tij Detar Hysi thotë se do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.

I njohur dhe si Leksi Vulaj, 40-vjeçari vepronte nga Tuzi duke urdhëruar shpërndarjen e drogës kokainë në distriktin lindor të Michiganit. Mes të tjerash malazezi organizoi dërgesën dhe dorëzimin e 10 kilogramëve kokainë në këtë distrikt që u zbulua nga agjentet e Deas, që sakaq po e përgjonin kur konfirmonte dërgesat në një rast edhe të lëndës opioid. Por biseda më e rëndësishme e monitoruar nga DEA është rrëfimi për partneren që e vlerëson si më të besuarën mbasi ajo mblidhte paratë e drogës. E dashura e tij pastronte para duke hapur 350 depozita bankare me blerë 750 mije dollarë.

Gruaja i transferonte shumat në llogaritë e motrës të të akuzuarit e cila jeton në Karolina. Për nëntë muaj e fundit ajo kishte ekzekutuar 15 transferta ndërkombëtare me vlerë 300 mijë dollarë.

Pasi të përfundojë ditët e qëndrimit në burg, Vulaj do të ekstradohet drejt SHBA-së.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander vulaj aleksander vulaj

Sondazh

Poll