Boçet e kanabisit të mbështjella me alumin, i kishte fshehur në çantë, kapet ‘shpërndarësi’! Policia kontrolle edhe
3 Shtator 2021, 08:08Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona, njëri për trafik lëndësh narkotike, ndërsa tjetëri për armëmbajtje pa leje. Toni Shqutit, gjatë kontrollit iu gjet në çantë disa doza kanabis të mbështjella me alumin, ndërsa Bukurosh Suçi qarkullonte me armë pa leje.
NJOFTIMI I POLICISË: Tiranë
Kontrolle të vazhdueshme nga Forcat “Shqiponja” dhe “Shigjetat”, në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve u evidentua dhe u godit një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kanabis dhe një mjet prerës, vihen në pranga poseduesit e tyre.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose shpërndajnë lëndë narkotike, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” kanë vijuar me kontrollet e befasishme në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë kontrolleve në bulevardin “Gjergj Fishta”, Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll një mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin B. S., 35 vjeç, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi B. S., 35 vjeç, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë nga specialistët e Komisariatit Nr. 2, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Gjithashtu, si rezultat i këtyre kontrolleve, nga Forcat “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën e krahut dhe në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shpërndarje, dhe një mjet prerës (thikë). Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Për personat të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës, do të jetë e panevojshme marrja e dozës së tretë, sipas Agjencisë Europiane të Barnave (EMA)Doza e tretë e...
TIRANË– Prokurori i Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion, është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi ka probleme t...
TIRANË– GJKKO nuk ka pranuar kërkesën e Edlira Naqellarit, për të marrë telefonin e saj. Ata kanë refuzuar kërkesën duke u shprehur se telefoni i ish-drejt...
DURRËS– Makina e policit të Durrësit shpërtheu në erë mëngjesin e sotëm nga sasia e tritolit që u vendos nga persona ende të paidentifikuar. Dosja.al mëson...
DURRËS– Lënda plasëse në makinë iu vendos policit Lulzim Kastrati. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen 17 në Durrës, në orën 06:25. Persona ende të ...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe kryesore shpërthimin me tritol që ndodhi në Durrës. Po ashtu ky lajm është në faqe ...
Aktualitet 3 Shtator 2021, 06:43
FIER– Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.30-vjeçari me inicialet A. (H).M. është vënë në pranga pas...
Aktualitet 3 Shtator 2021, 05:47
DURRËS– Makina e inspektorit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati është hedhur në erë. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:25 në lagjen numër 17, përballë ba...
TIRANË– Muaji shtator do të vijojë me temperatura të larta. Dita e sotme po ashtu do të karakterizohet nga dielli dhe vranësira të herë pas hershme. ...