Aktualitet

MEGA-OPERACIONI “Dobra”! Zbardhet emri i “kapos” së klanit kriminal, rekrutonte të rinj nga Puka e Mirdita për t’i

3 Shtator 2021, 08:11 Nga DOSJA
MEGA-OPERACIONI “Dobra”! Zbardhet emri i “kapos” së

TIRANË- “Koka” e klanit kriminal shqiptar me bazë në Spanjë është Stefan Curri. Burime për Report kanë bërë me dije se Curri, një nga 107 të arrestuarit e megaoperacionit, është një person me origjinë nga Puka. Ky i fundit bashkë me familjarë të tij, rekrutonin të rinj nga vendlindja e tyre por edhe nga Mirdita për t’u bërë pjesë e botës së krimit, duke i punësuar si roje në të ashtuquajturat shtëpi bari.

Curri kujdesej që t’u paguante gjithçka, përfshirë edhe biletën e avionit, të rinjve që rekrutonte, lëvizje këto që janë zbardhur të gjitha nga hetimi i autoriteteve spanjolle dhe atyre shqiptare. 

Klani kriminal besohet se ishte një nga më të fuqishmit në shtetin spanjoll me lidhje të forta me mafian vendase për të bërë shitjen e “mallit” në tregjet më të mëdha në Europën Perëndimore, duke u fokusuar më shumë tek Gjermania. Ky grup kriminal i organizuar me bazë klani ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Ndërkohë që në përpërje kishin anëtarë me të shkuar kriminale të njohur për Policinë dhe për Drejtësinë shqiptare dhe jo vetëm. 

Rrjeti që mbulonte grupin shqiptar, ishte i përbërë nga profesionistë pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, të cilët kundrejt parave i ndihmonin shqiptarët që të vendoseshin në Spanjë duke u siguruar atyre logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marijuanës. Të arrestuarit devijonin furnizimin me energji elektrike për të kultivuar ilegalisht bimët në ambiente të mbyllura. Ishte vlerësuar se energjia elektrike e vjedhur arrin në mbi 1.6 milion € në të ardhura të humbura të shërbimeve. 

Dy ditë më parë, Policia e Shtetit shqiptar dhe ajo spanjolle dolën në një konferencë për shtyp, duke bërë me dije se nga 107 të arrestuarit, 60 prej tyre janë shqiptarë, por u kursyen me nxjerrjen e emrave. Gjithashtu, kryepolici Ardi Veliu paralajmëroi se operacioni nuk do të përfundonte me kaq, pasi në vendin tonë për të gjithë të përfshirët do të niste hetim pasuror për t’i goditur ekonomikisht anëtarët e grupit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet stefan curri operacioni dobra stefan curri arrestohet stefan curri operacioni dobra stefan curri

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2021, 06:43

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.30-vjeçari me inicialet A. (H).M. është vënë në pranga pas...

Aktualitet 3 Shtator 2021, 05:47

DURRËS– Makina e inspektorit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati është hedhur në erë. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:25 në lagjen numër 17, përballë ba...