Aktualitet

Nga janari në shtator qarkullonin! Kapen dy grabitësit e baterive të makinave, në kërkim bashkëpunëtori i tyre

3 Shtator 2021, 07:16 Nga DOSJA
Nga janari në shtator qarkullonin! Kapen dy grabitësit e baterive

TIRANË– Dy persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit “Bateria”, ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy të arrestuarit, të identifikuar me inicialet A. M. dhe E. A., akuzohen se kanë grabitur nga janari deri pak ditë më parë, bateri makinash. Të dyve u janë gjetur 23 bateri të vjedhura, ndërsa po punohet për të vënë pas prangave edhe bashkëpunëtorin e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bateristi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Vidhnin bateritë e automjeteve, ndalohen 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Zbardhen dhe dokumentohen 6 vjedhje të baterive të automjeteve, të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator.

Sekuestrohen 23 bateri makinash dhe automjetet që përdornin autorët për të realizuar vjedhjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bateristi”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetasve: A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Rr., 21 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 08.01.2021 kanë vjedhur 4 bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit B. A;

Më datë 21.05.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit karrotrec në pronësi të shtetasit D. A;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit A. O;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Q. Ll;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Sh. D;

Më datë 02.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit M. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 bateri makinash, si dhe automjetet e përdorura nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “Ford” në posedim të shtetasit E. A dhe automjeti tip “Smart” në posedim të shtetasit A. M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bateria operacioni bateria

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2021, 06:43

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.30-vjeçari me inicialet A. (H).M. është vënë në pranga pas...

Aktualitet 3 Shtator 2021, 05:47

DURRËS– Makina e inspektorit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati është hedhur në erë. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:25 në lagjen numër 17, përballë ba...