Aktualitet

Protesta/ Manjani ironizon ambasadorin austriak: Jam i impresionuar për gurët imagjinarë të hedhur

18 Shkurt 2019, 07:17 Nga DOSJA
Protesta/ Manjani ironizon ambasadorin austriak: Jam i impresionuar për

Tiranë/ Ambasadori austriak  në vendin tonë Johan Sattler komentoi protestën e opozitës më 16 shkurt. Sipas tij protesta ishte një prezantim i forcës së qytetarëve të përkushtuar deri sa fluturuan gurët.

“Shqipëria shfaqet në lajmet e mbrëmjes në Austri 3-5 herë në vit. Dje ishte një rast i tillë, me temë kryesore dhunën. Ishte një prezantim i forcës së qytetarëve të përkushtuar deri sa fluturuan gurët. Mundësi e humbur. Sjellje jo e rrallë për çdo opozitë në vend.”, u shpreh ai në një postim në Twitter.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili i ka komentuar në postimin e Twitter-it  ambasadorit.  Manjani i shkruan me ironi ambasadorit austriak mbi gurët imagjinarë të hedhur nga protestuesit.

“Unë jam i impresionuar nga kjo deklaratë, sidomos nga komentet që i drejtohen opozitës “unike” për gurët imagjinarë të hedhur. Dhe, meqë ra fjala, sa polic ishin plagosur nga këto gurë virtuale? Përshëndetje”, shkruan Manjani.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gurët imagjinare johan sattler protesta 16 shkurt 2019 ylli manjani gurët imagjinare johan sattler protesta 16 shkurt 2019 ylli manjani

Sondazh

Poll