Politike

Pritet nga Aleksandër Frangaj, momenti kur Rama mbërrin në TVKLan, veshur me kostum ngjyrë blu, shikon thonjtë gjatë gjith

2 Shtator 2021, 19:11 Nga DOSJA
Pritet nga Aleksandër Frangaj, momenti kur Rama mbërrin në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e TVKlan, aty ku do të japë një intervistë për emisionin e drejtuar nga Blendi Fevziu “Opinion”. I veshur me një kostum ngjyrë blu, Rama është pritur nga vetë pronari i televizionit Aleksandër Frangaj dhe gazetari Drini Zeqo. Frangaj e ka shoqëruar deri tek ashensori dhe më pas është larguar.

“Shihemi…shihemi,”- dëgjohet në video, ndërsa Rama vihet re që shikon thnjë gjatë gjithë kohës dhe mundohet që t’i rregullojë.

Sot, kryeministri Edi Rama pritet të flasë për qevernë e re, afganët dhe Ballkanin e Hapur. Ai renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll