Politike

Qeveria “Rama 3”, ambasadorja e Suedisë: Dëgjoni! Ka më shumë gra se në çdo vend tjetër

2 Shtator 2021, 15:56 Nga DOSJA
Qeveria “Rama 3”, ambasadorja e Suedisë: Dëgjoni! Ka

TIRANË– Ambasadorja e Suedisë ka qenë një nga zërat r parë ndërkombëtarë që ka mbështetur krijimin e qeverisë “Rama 3”. Në një postim në Twitter, Hastad shkruan se Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër, mbi 70 përqind dhe kjo sipas saj është një gjë shumë e mirë.

“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%,”- shkruan ambasadorja.

Sot, kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 elsa hastad qeveria rama 3 asambleja e ps 2 shtator 2021 elsa hastad qeveria rama 3

Sondazh

Poll