Politike

“S’e kam pasur ambicie”/ Mbeti jashtë Kryesisë së PS-së, Pjerin Ndreu reagon për 166 votat që mori, pendohet dhe fsh

2 Shtator 2021, 16:30 Nga DOSJA
“S’e kam pasur ambicie”/ Mbeti jashtë Kryesisë

TIRANË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar për herë të parë pasi socialistët e lanë jashtë Kryesisë së Partisë Socialiste. Në një reagim në Facebook, Ndreu shkruan se 166 votat që mori, i ka marrë pa lobuar fare, pasi siç shkruan vetë, nuk e ka pasur asnjëherë ambicie të jetë anëtar kryesie në PS.

“Një falënderim dhe sqarim! Faleminderit 166 anëtareve të Asamblesë Socialiste që votuan për mua për anëtar kryesie, megjithëse nuk kam bere asnjë përpjekje për të lobuar për vota! Mirënjohje Kryeministrit për nxjerrjen e emrit tim, megjithëse unë nuk dija asgjë se do isha kandidat! Në fund nuk kalova numrin e duhur për të qenë në kryesi! Të qenit anëtar kryesie nuk ka qenë asnjëherë ambicie për mua dhe as se kam menduar. Detyra që kam është parësore dhe tejkalon çdo ambicie tjetër. Angazhimi im është i fokusuar në kryerjen me korrektesë e përkushtim të detyrës së Kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhënien e shërbimit të qytetarëve me standarde të larta, dhe ndryshim i realitetit të zymte te asaj zone turistike që duhet çuar para me çdo çmim!”- shkruante Ndreu.

Por, këtë status, kryetari i Bashkisë Lezhë e ka fshirë dhe ka bërë një tjetër. 

“U detyrova me e heqe statusin sepse shumica nuk lexojne asgje,”- shton Ndreu në postimin e radhës. 

Për kë ta ketë vallë këtë ‘thumbim’?

Ndreu është një nga katër kandidatët që u la sot jashtë kryesisë së PS-së. Ai mori vetëm 166 vota dhe nuk ishin të mjaftueshme për tu bërë anëtar kryesie.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike pjerin ndreu pjerin ndreu

Sondazh

Poll