Përshkallëzimi i situatës në Veri, politika në Kosovë: Të kordinohemi me ndërkombëtarët, ambasadat të dënojnë veprimet e Vuçiç
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
THIRRJA nga Ministria e Jashtme gjermane pas tensioneve në Veri: Ndaloni urgjentisht dhunën! 29 Maj, 22:03 29 Maj, 21:...
Putin tërhiqet nga Traktati Europian i Kontrollit të Armëve 29 Maj, 15:59 Putini nënshkruan ligjin që...
Berisha: Përshëndes rezolutën e Parlamentit Europian, u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet 29 Maj, 12:...
TIRANË- Një prezantim i ri për një qeveri të vjetër. Ky është përfundimi i 60 minutave fjalim të kryeministrit Edi Rama sot në Asamblenë e Partisë Socialiste. Kryeministri prezantoi qeverinë e re e cila ka shumë pak ndryshime nga kabineti Rama 2. Një lëvizje tejet e rëndësishme është ajo e kalimit të Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.
Prezantimet e sotme në Asamble:
Lindita Nikolla: Kryetare e re e Kuvendit
Qeveria e re Rama 3
Zëvendës kryeministri do të jetë Arben Ahmetaj
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi
Ministri i Financave Delina Ibrahimi
Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit Evis Kushi
Ministri i Kulturës Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë Frida Krifca
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi ministre e Shtetit per Standardet dhe Shërbimet
Ministrat e rikonfirmuar:
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi
Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit Evis Kushi
Ministri i Kulturës Elva Margariti
Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Milva Ikonomi bën rokadë nga Bujqësia tek Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet
Ndryshime në drejtimin e PS dhe mënjanimi i Erion Braçes dhe Taulant Ballës
Ajo që më shumë ra në sy në prezantimin që kryeministri i bëri të zgjedhurve të rinj dhe të preferuarve ishte një mënjanim i dy prej socialistëve të vjetër të PS. Erion Bracce është lënë jashtë çdo funksioni në drejtimin politik dhe atë në qeveri. Rama e ka lënë Braccen si kandidat vetëm për Kryesinë e Partisë Socialiste. Të njëjtin fat duket se e ka edhe Taulant Balla. Edhe pse ishte deputeti më i votuar në qarkun e Elbasanit dhe në rang vendi, Balla është lënë me një post honorifik për të garuar në Kryesi si dhe në drejtimin e qarkut të Fierit, pas gati 2 dekadash si deputet në qarkun e Elbasanit. Edhe postin e drejtuesit të qarkut edhe pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, ia ka zënë Damian Gjiknuri.
Anëtarët e Kryesisë në PS:
Gratë: Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Evis Kushi, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli
Burrat: Pandeli Majko; Erion Braçe; Ditmir Bushati; Ilir Beqja; Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi.
Kush mbeti jashtë Kryesisë:
Gratë: Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhangulla
Burrat: Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi, Ervin Dema dhe Pjerin Ndreu.
(a.b;f.g;k.m/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Koordinatori i fushatës për shëndetësinë në Partinë Demokratike, Gzmend Koduzi ka tërhequr mbështetjen e tij për sekretaren e sapo emëruar për të p...
SLLOVENI– Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i tha kryeministrit Rama se Bullgaria nuk është roja në derën e Europës që mund të vendosë nëse Shqipëria ...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkuar sot për të takuar nga afër refugjatët afganë që kanë ardhur për t’u strehuar në Shqipëri. Teksa i takoi të gji...
SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur batutat në Forumin për të Ardhmen e Europës në Bled të Sllovenisë. Teksa tha fjalët e fundit, para se të m...
SLLOVENI– Kryeministri i Sllovenisë Janez Janša tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të marrë një vendim për vendet që kanë mbetur në pritje të anët...
SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama u shpreh se e ardhmja e Europës nuk mund të jetë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në Forumin për Europën në S...
BLED– Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar të qeshura gjatë fjalës së tij në Forumin për të ardhmen e Europës që po mbahet në Slloveni. Në fund të fjalës, ai u kt...
BLED– Kryeministri Edi Rama e ka nisur me humor fjalën e tij në Forumin për të ardhmen e Europës në Slloveni. Rama u ofroi të gjithë të pranishmëve një bu...
ERSEKË- Presidenti Ilir Meta ka takuar disa turistë në Ersekë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se edhe turistët e huaj e duan “Sofrën...