Politike

Të buzëqeshur vesh më vesh! Asambleja e socialistëve përmes fotove, Gjiknuri e Çuçi s’e fshehin lumturinë, Ahmetaj e n

2 Shtator 2021, 15:09 Nga DOSJA
Të buzëqeshur vesh më vesh! Asambleja e socialistëve

TIRANË– Fotot që po shikoni tregojnë fytyrën e qeshur të socialistëve pas mbajtjes së Asamblesë në Pallatin e Kongreseve. Të buqëshur vesh më vesh, të gjithë socialistët duket se kanë dalë mjaft të kënaqur nga rokada dhe prurjet që zgjodhi të bënte kryeministri Edi Rama.

Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj nuk janë kursyer aspak në shfaqjen e lumturisë së tyre, teksa shihen gjithë kohës të buzëqeshur. Fotot janë publikuar nga fotografi Agim Rama, i cili ka zjedhur të ndajë dhe një moment të veçantë për Ahmetajn. Ky i fundit që po u zgjidh zëvendëskryeministër shihet teksa bisedon me një grua me paterica jashtë Pallatit të Kongreseve.

Sot, kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike qeveria rama 3 qeveria rama 3

Sondazh

Poll