Politike

Rama pritet të dalë në “Opinion”! Fevziu zbulon detaje nga intervista, për çfarë do të flasë kryeministri që sapo k

2 Shtator 2021, 18:56 Nga DOSJA
Rama pritet të dalë në “Opinion”! Fevziu zbulon

TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka dhënë disa detaje në lidhje me intervistën që pret t’i marrë sot kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion”. I ftuar në TV Klan, me Mirela Milorin, Fevziu thotë se gjatë emisionit do të trajtohen tre çështje kryesore, qeveria e re, strehimi i afganëve dhe Ballkani i Hapur.

“Do të jetë kryesorja për Qeverinë e Re normalisht, e dyta do të jetë për strehimin e afganëve. Unë jam qene pro, por ka njerëz që kundërshtojnë dhe kanë pikëpyetje mbi mënyrën se si do të shkojë ecuria e kësaj çështjeje, kush i paguan shpenziemt dhe shumë gjëra të tjera. E treta do të jetë ajo që lidhet me Ballkanin e Hapur, sidomos me raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sot, kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 blendi fevziu edi rama qeveria rama 3 asambleja e ps 2 shtator 2021 blendi fevziu edi rama qeveria rama 3

Sondazh

Poll